Mikesha e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani ka reaguar ashpër pas një komenti të bërë nga Zhaklin Lekatari.
Kjo e fundit u duk sikur ironizoi çiftin Luiz dhe Kiara pas lajmit se do të bëhen prindër, duke shpërndarë një status ku shkruante se sot fëmijët bëhen për interes.
Liesa nga ana tjetër ka ndarë një shprehje në InstaStory për të gjithë ata që komentojnë negativisht mbi një grua shtatzënë.
“Ka një vend special në ferr për të gjithë ata që komentojnë negativisht mbi një grua/vajzë shtatzënë. Ti ta shpif. Pikë.”- ka shkruar Liesa.