“Ledri Vula dhe Sara Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes“, kështu është shprehur menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, nëpër intervista të ndryshme.
Teksa konfirmoi ndarjen e ciftit, Shoshi shtoi se Sara dhe Ledri takohen bashkë vetëm për vajzën e tyre, Poin.
Pas lajmeve të bujshme për ndarje, Sara Hoxha u nis menjëherë për Gjermani, aty ku ndodhen prindërit e saj, duke marrë me vete edhe Poin. Ndërsa reperi vazhdon me tour-et nëpër botë.
Mungesën e Poem Blu, të cilën janë mësuar ta kenë pranë, prindërve të Ledrit ka nisur t’i mungojë.
Këtë e ka bërë vetë të ditur e ëma e këngëtarit, Xheraldina, e cila ka ndarë së fundmi disa momente në InstaStory nga videocall-i me Poin.
Mirëpo krahas pamjeve, Xheraldina duket se i ka hedhur disa ‘kunja’ për largimin e Sarës me të bijën në Gjermani.
Xheraldina vendos citime të Poem Blu, sikur mbesa e saj shprehet se e ka marrë malli për gjyshërit dhe dëshiron t’i takojë e përqafojë.
Nga ana tjetër, Sarën dhe Ledrin i ka “mposhtur” heshtja…