Reperi A$AP Rocky do të dalë në gjyq me akuzën se ka qëlluar me pistoletë, gjatë një sherri, një ish-shok të fëmijërisë, ka vendosur një gjykatës në Los Angeles.
Vendimi u mor të hënën gjatë seancës paraprake, ku mori pjesë A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers. Prokurorët thonë se A$AP Rocky qëlloi me pistoletë ish-shokun e tij Terell Ephron dy vjet më parë, duke i shkaktuar lëndime të lehta.
Ephron, i cili ishte pjesë e grupit hip-hop A$AP Mob dhe e ka njohur atë që nga shkolla e mesme në New York, pretendon në padi se ai është viktimë e sulmit. Ai pretendon se A$AP Rocky e “joshi” për të shkuar në një vend të panjohur jashtë një hoteli në Los Angeles më 21 nëntor 2021 për të diskutuar një mosmarrëveshje.
Pamjet e sulmit të supozuar tregojnë A$AP Rocky-n duke qëlluar me armë. Avokatët e tij mohojnë se është klienti i tyre ai që shihet në video.
Ai mund të dënohet deri në nëntë vjet burg nëse shpallet fajtor.