Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova” pati përplasje të shumta mes banorëve.
Një diskutim mes Adrit dhe Ylli Dervishit u komentua në një klip që u përgatit për këtë spektakël.
Bëhet fjalë për disa ngacmime që Ylli ia bëri Adrit në lidhje me partneren e tij, Ilirjanën.
Në këtë mes ndërhyn Shqipe Hysenaj, të cilën prezantuesi Alaudin Hamiti nuk e la të fliste. Ai iu drejtua ashpër duke thënë se ‘a ka pasur të dashur’ dhe se duhet të flas kur t’i thotë ai.
“Mos ma luaj moralisten. A ke pasur të dashur, që ta dish. Reago kur të them unë”, iu drejtua Hamiti.
Komenti i Alaudinit nuk është pritur aspak mirë nga publiku, të cilët janë shprehur në komente si më poshtë: