Kuq e zi, gjithë jetën ndjekësi e ironizon, Arbana s’ja lë mangut
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin ndër personazhet që brohoritën mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” për fitoren e kombëtares shqiptare.
Shqipëria fitoi bindshëm ndaj Çekisë me rezultatin 3-0, duke shkuar kështu një hap më pranë kualifikimit në “Euro 2024”.
Mbështetjen e saj, Arbana nuk e tregoi vetëm në stadium por edhe në rrjetet sociale. Ajo publikoi një foto në Instagram me mikeshën e saj, Xhemi Shehu dhe krahas shkroi: “Kuq e zi gjithë jetën”, teksa shihej e veshur me fanellën e kombëtares.
Nuk kishin si të mungonin komentet pozitive të ndjekësve, por as ato negative.
“Kuq e zi, ama pushimet në Itali”, i shkroi një komentues, të cilit moderatorja ia ktheu me ironi: “Edhe dasmën mos harro”.