E trishtë! Ish-banori i “Big Brother” humb të atin: Bota për mua s’ka më ngjyre
Ish-banori i ‘Big Brother’ Olsi Klosi ka ndarë sot një lajm të hidhur me ndjekësit e tij. Në një postim në ‘Instagram’, ai njofton se babai i tij ka ndërruar jetë, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ish-banori dedikon fjalët më prekëse për të atin në këtë ditë të trishtë për të dhe familjarët. Tani për Olsin bota nuk ka më ngjyra.
Olsi e ka njoftuar më herët sëmundjen e babait të tij përmes fotove nga spitali. Ish-banori është tepër aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e tij.