Reperi Bardhi u largua papritur mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pas 50 ditësh qëndrimi.
Ishte vëllai i tij ai që kërkoi nga Bardhi të lërë menjëherë programin pasi nëna e tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Megjithatë, Sara ngriti dyshimet se e gjithë situata mund të jetë stisur nga menaxheri i Bardhit.
Për këto dyshime, ka reaguar sot pikërisht menaxheri i reperit, i cili nëpërmjet një postimi në InstaStory, përcjell fjalët e motrës së reperit.
“@aferditvidrizi: Pershendetje miq dhe familjare.. Ju detyrohem nje shpjegim te gjitheve per gjithcka qe degjova sonte ne prime. Gjendja e mamit eshte e njejte ..Jam tmerrsisht e deshperuar nga fjalet dhe vetem nga dyshimi i cili behet per Nënën te cilen asnje femije nuk e perdore per nje loje qe aspak ska rendesi ne jeten tone!!!!!!”