Familja mbretërore është përfshirë në një skandal së fundmi, teksa princ Leka akuzon për dhunë fizike ndaj tij ish-gruan Elia dhe babain e saj, Gjergj Zaharia.
Madje princ Leka publikoi edhe një video ku shihej përplasja mes tij dhe familjes Zaharia.
Për këtë situatë të rëndë, aktori Amos Zaharia është vënë në dijeni nëpërmjet transmetimit LIVE.
Biseda e plotë me Amos Zaharia
Gazetarja: Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. A keni një reagim për ngjarjen?
Amos Zaharia: Për cilën ngjarje më fal?
Gazetarja: Për rastin që ka ndodhur me Princ Lekën…
Amos Zaharia: Ahhhaaa… për cilin incident? Për punën e divorcit e ke fjalën?
Gazetarja: Jo për incidentin e ndodhur mes babait tënd dhe Princit që është raportuar edhe në polici ku Princi ka bërë një kallëzim.
Amos Zaharia: Jo unë nuk di asgjë, jam në Prishtinë me xhirime dhe ti po më njofton. Çfarë ka ndodhur?
Gazetarja: Ka patur një incident mes babait tënd dhe Princit Lekës ku ai ka deklaruar se kur ka shkuar në pallatin për të takuar vajzën ka pasur një përplasje fizike mes tyre dhe ka marrë dhe ndihëm mjekësore dhe ka edhe një kallëzim. Edhe nga ana e Elias ka bërë kallëzim ndaj princit.
Amos Zaharia: Ahhaa, të lutem më mirëkupto nuk më takon të flas.