Moderatorja e spektaklit të humorit ‘Portokalli’ Xhemi Shehu feston sot ditëlindjen e saj.
Ajo ka mbushur plot 40-vjeç. Mikja e saj e zemrës Arbana Osmani si çdo vit ka vazhduar traditën duke trokitur në derën e shtëpisë së Xhemit sapo akrepat kanë shënuar 00:00.
Ka qënë regjisori Eduart Grishaj ai i cili ka filmuar ‘surprizën’ traditë të mikeshave të ngushta, ku sigurisht nuk ka munguar as këtë vit.
Miqësia e dy moderatoreve ka lindur prej vitesh tashmë, ku në çdo dalje publike e jo vetëm ato shihen në shoqërinë e njëra tjetrës.