Upss! Bëri që të largohet nga Top Media, Luana ironizon keq Arbanën pasi Ledioni i zuri vendin në BBVA


Është konfirmuar nga “Top Media” se Ledion Liço do të jetë prezantues i këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania”, duke zëvendësuar kështu Arbana Osmanin.

Kjo e fundit i dha edhe “bekimin” e saj Ledionit në një koment të dhënë në Instagram.


Një ndjekës i komenti Arbanës në një postim ku shprehte mendimin e tij se “Big Brother-i nuk shihet në moderimin e Ledionit”, ndërsa Arbana iu përgjigj duke thënë: “Ledioni është shumë i mirë dhe do ta prezantojë shkëlqyer“. 


Mirëpo teksa duket se është vulosur se Ledioni do e moderojë këtë vit reality show-n, një reagim indirekt ka ardhur nga Luana Vjollca.


Kjo e fundit njihet për raportet jo të mira që ka me Arbana Osmanin, kjo pasi Luana u largua nga Top Media për shkak se sezoni i parë i BBVA nuk iu besua asaj.


Kështu, ajo ka postuar një foto ku ngre një dolli për “karmën”, e cila flitet në rrjet se i kushtohet pikërisht Arbanës. 






Post a Comment

Previous Post Next Post