Nje video e gazetares IInisa Agolli ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale, ku shfaqet duke përdorur një fjalor të papërshtatshëm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Videoja, e cila është ndarë gjerësisht dhe ka marrë reagime të shumta nga publiku, e shfaq Agollin duke krehur flokët e saj para pasqyrës dhe në një moment të papritur, ajo bën një koment me fjalor të ulët.
Përdorimi i gjuhës banale është në kundërshtim me rregullat e shtëpisë së “Big Brother”, të cilat zakonisht ndalojnë sjellje të tilla.
Ky incident ka nxitur diskutime të ndryshme në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që komentojnë mbi sjelljen e gazetares dhe standarde të dyfishta që mund të ekzistojnë në lidhje me fjalorin që pranohet në emision.