Një situatë paksa e sikletshme aq edhe e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t të “Big Brother VIP Kosova”.
Teksa dy prezantuesit e programit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi po lexonin emrat e banorëve që i shpëtojnë eliminimit, një letër e vogël ka rënë nga duart e Alaudinit.
Megjithëse nuk kuptohet saktësisht vlera e asaj letre, në rrjet pamjet janë bërë virale.