“Shkrimtar më i mirë se humorist”, Ermal Mamaqi i përgjigjet deklaratës së Luizit


Ermal Mamaqi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Luizi pak javë më parë, i cili tha se aktori është shkrimtar më i mirë se sa humorist.

I ftuar në Wake Up ai e cilësoi komentin e artistit goditje poshtë brezit.  





“Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori, ka diçka që e ka mërzitur, por ajo që kam thënë unë për Luizin ka qenë e sinqertë. Nuk kam thënë s’di te këndojë. Kam thënë më pëlqei më shumë si aktor se sa si këngëtar se nuk i kam ndjek këngët e tij. Ai është mërzitur për këtë mesa duket. Por le ta lëmë me kaq e mos merremi më me këto muhabete”, tha Ermali.


Deklarata e Luizit erdhi si përgjigje ndaj Ermalit, nga e njëjta karrige në “Më lër të flas”, pasi ky i fundit e cilësoi atë aktor, më të mirë se sa këngëtar 



Post a Comment

Previous Post Next Post