“Sapo mësova se nesër do arrestohet”/ Ish-ministri zbulon kush është banori i parë i BBV


Julian Deda është banori i parë i Big Brother VIP, shtëpisë më të famshme në vend.

Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale shkruan se: 


Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati.


“Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”- përfundon Manjani. 


Në kundërpërgjigje, aktori i mirënjohur shkruan me nota humoristike “mos harro më sill cigaret…!”


Koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit Maks Haxhia pas dhënies së vendimit burg për ish- ministrin 


Saimir Tahiri nga GJKKO “Viso, ço dy paketa atje”, e cila do të bëhej meme në rrjet.

Ka pas punë Visi këto kohë, por do gjejë pak kohë edhe për ty”- shkruan Manjani. 



Post a Comment

Previous Post Next Post