Po bëhet interesante! Ky personazh konfirmon hyrjen në BBVA


Astrologia e njohur Meri Shehu është një nga emrat e përfolur si banore e “Big Brother VIP 3”, madje ditên e sotme ishte pjesë e një liste personazhess që me gjasë do i shohim nga 13 janari 24/7 në ekran.

E ftuar sot në emisionin “Rudina”, program ku në fakt është e ftuar e përhershme thuajse çdo javë, Meri tha se do të mungojë në rubrikën e parashikimit të horoskopit ditën e hënë për shkak të angazhimit në një rrugëtim të ri televiziv.


Kështu, Meri ka nënkuptuar pjesëmarrjen në “BBVIP3”, ndërsa biseda me Rudinën ishte e tillë: 


Rudina Magjistari: Ne duhet të lajmërojmë teleshikuesit që Merin s’do ta kemi javën tjetër në program sepse Meri do të…


Meri Shehu: Do të jetë pjesë e një programi…


Meri Shehu: Rikthimi im është këtu, patjetër!

Rudina Magjistari: Të urojmë suksese dhe ne të presim sapo ti ta kesh përfunduar, urojmë të të shkojë mbarë dhe të japësh më të mirën tënde.


Rudina Magjistari: Nuk po themi më shumë sepse le t’ia lëmë surprizat produksionit të cilit ti do të bëhesh pjesë shumë shpejt…”

Post a Comment

Previous Post Next Post