Reperi i njohur, Noizy, ka qenë së fundmi i ftuar në “1 kafe me Labin” ku foli për karrierën e tij dhe jetën personale.
Noizy u pyet edhe se, “kujt do ti thojë “Më fal” në këto momente? Dikujt që nuk ke mundur t’i qëndrosh afër dhe publikisht këtë fundvit e përmbyll duke i thënë më fal.”
Pa hezutuar, reperi u përgjigj duke thënë se falje do t’i kërkojë familjes së tij sepse nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij.
“Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj”, tha Noizy.