Mbrëmjen e djeshme startoi “Big Brother VIP Albania 3”, por këtë herë me shumë ndryshime.
Shtëpia ku do të qëndrojnë banorët për 100 ditë është rinovuar tërësisht. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm.
Në karrigen e opinionistëve këtë vit krah Arbër Hajdarit u ul Ori Nebijaj. Ashtu sic edhe ishte konfirmuar më parë, moderimi iu besua Ledion Licos.
Shumë komente negative u bënë ndaj Ledionit para nisjes së programit, të tipit: “Ai nuk është i denjë për këtë program:, “Pa Arbanën s’ka BBV”, “Ledioni nuk di të moderojë“, etj, por u deshën vetëm pak minuta prezantim nga Ledioni që të gjithë të ndryshonin mendim.
Në sektorin e komenteve në rrjetet sociale, shihet qartë një mbështetje e madhe për Ledionin, madje nuk mungojnë as komplimentet për atë si prezantures.
Një numër i madh komentesh shprehen se Ledioni e ka prezantuar programin në mënyrën më të mirë të mundshme.