Nga DWTS drejt e në BBV! Luixhino dhe Atalanta konfirmohen si “një banor i vetëm” i BBV3?


Numërimi mbrapsht për nisjen e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania” ka nisur.

Te shtunën e 13 Janarit, i madh e i vogël do mundet të mësojë emrat e personazheve që priten t’i mbajnë të mbërthyer pas ekranit për 5 muaj me radhë. 


Por dy prej personazheve, ne do ua zbulojmë sot. Vox News mëson se Luixhino Hala dhe Atalanta Kërçyku janë dy emra të konfirmuar tashmë si konkurrentë të BBV3.


Luixhino me profesion balerin dhe Atalanta, modele e ish-Miss, janë dy personazhe të dashur për publikun, që i ka parë duke performuar në çift në edicionin e sapo përfunduar te”Dancing With the Stars”. 


Të shohim nëse do të ndryshojë raporti i bukur që ata kanë pasur, në këtë sezon të ri të reality show…

Post a Comment

Previous Post Next Post