Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili akuzohet se ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.
Sipas A2CNN, J. Zh. mbante të mbyllura në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke iu ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.
Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe iu bllokonte valët e telefonit, duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.