“Kujdes çfarë nxjerr nga goja! Karagjoz!” Tensione mes Jul Dedës dhe Roza Latit në shtëpinë eBBV


Ndonëse kanë pak orë brenda shtëpisë, konkurrentët duket se e kanë marë shumë seriozisht lojën në Big Brother Vip 3.

Personazhet që këtë herë janë ‘kapur’ me njëri-tjetrin kanë qenë Roza Lati dhe Jul Deda, ku ky i fundit shprehet se publiku e ka sharë Rozën.


Roza Lati është prekur nga kjo deklaratë e aktorit dhe i është kundërvënë, duke i thënë se është karagjoz dhe se duhet të bëjë kujdes çfarë flet. 



Ajo shtoi se nuk është mirë që të shtyjë urrejtje në publik, ndërsa Juli shprehet se e ka thënë me shaka dhe se nuk ishte diçka serioze.


DEBATI


Roza Lati: Pse mendon që më ka sharë publiku?


Jul Deda: Nuk mendoj se të kanë sharë.


Roza Lati: Po e the.


Jul Deda: Po ja futa kot.


Roza Lati: Kujdes çfarë nxjerr nga goja.


Jul Deda: Neve na kanë sharë të gjithëve, kështu unë besoj.


Roza Lati: Mos shty urrejtje.


Jul Deda: Ndaj teje?


Roza Lati: Jo në përgjithësi. Unë mendoj që 


Rozën e kanë sharë sot, çfarë është kjo? Mos shty urrejtje djalë! Pse e fryn popullin. Gërricu, flasim tani për tani, jo të gërricemi për publikun. Aq do populli jonë.


Jul Deda: Ej publik i dashur mos e shani Rozën.


Roza Lati: O karagjoz, mbaj mendjen dhe kujdes kur flet.


Jul Deda: Mos më çaj kokën mua dhe mos i jep gojës tani. Do të zihesh me mua ti, do të marrësh audiencë nga unë, nga Shkodra.


Roza Lati: Unë mund të kem më shumë audiencë se ty, kështu që këtu ia fut kot në rregull.


Jul Deda: Ik o Roza ik!


Roza Lati: Çfarë e ke këtë arrogancë, kujt i flet kështu se s’je as vëllai, as baba im. Të respektoj thinjat kështu që mbaj veten.

Post a Comment

Previous Post Next Post