Jeni kuriozë? Ja sa është numri i saktë i banorëve që do të hyjnë në BBV3!

Na ndan vetëm një javë nga nisja e BBV3, e sa më shumë afrohet data 13 janar, aq më shumë shtohet kurioziteti i publikut dhe po ashtu detajet që zbulohen rreth formatit.


Më herët në një intervistë për “Më lër të flas”, producentja Sara Hoxha ka zbuluar se numri i banorëve që do të hyjnë këtë vit do të dyfishohet.

Në një Instastory, Sara ka zbuluar se numri i banorëve që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, është plot 28.

Numri i banorëve këtë vit pritet që të zgjasë edhe më shumë ditët e qëndrimit brenda shtëpisë. 



Deri tani dihet se moderator i spektaklit do të jetë Ledion Liço, ndërsa opinionistë thuhet se do të jenë Luiz Ejlli dhe Grida Duma (ende të pakonfirmuar). 



Post a Comment

Previous Post Next Post