Getinjo reagon i revoltuar në rrjetet sociale: “Bllok ata që pëlqejnë Edona James”!


Reperi Getinjo ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale ndaj Edona James.

Kjo e fundit është banore e sezonit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”. Ka qenë debati që Edona ka patur me Ilirjanën ajo që ka nxitur nervozizëm te Getinjo. 


Reperi si fillim postoi në Instastory një video ku po debatonte Ilirjana me Edonën dhe krahas shkroi:

“Shumë e matur Ilirjana dhe shumë me kulturë. Në TikTok e pashë rastësisht këtë video. Kjo Edona definitivisht është pasqyrë e tmerrshme e njeriut në fjalor”. 


Më  pas ai iu thotë ndjekësve të tij që mos ta ndjekin më nëse mbështesin Edonën. Të shumta ishin edhe replikat e fansave që mbështesin Edonën, që reperi vendosi të publikojë disa prej tyre.  







Post a Comment

Previous Post Next Post