“E kanë personale nga jashtë…” Shoqja e Ilnisës flet për ‘përplasjet’ Ilnisa-Rike!


Ilnisa dhe Rikja janë dy nga personazhet më të komentuara të BBV, të cilat publiku ka nisur t’i shohë si dy kundërshtare mjaft të forta të njëra-tjetrës.

Por me sa duket, ‘antipatia’ që kanë për njëra-tjetrën vajzat, ka nisur jashtë shtëpisë. 



E ftuar në një intervistë në “Breaking me Fiori Dardha”, gazetarja Rudina Demneri (Paloma), njëkohësisht mikeshë e Ilnisës por dhe banore e BBV1, ka treguar më shumë rreth raportit të tyre dhe arsyet pse vazhdimisht ka ‘përplasje’ mes dy vajzave.


Me sa di, kanë shoqëri të përbashkët këto të dyja, pra kanë histori që e njohin njëra-tjetrën. Ilnisa ka pasur një shoqe të ngushtë, pastaj këtë shoqen e ka tani Rikja. Mua nuk më pëlqeu fare Rikja kur iu drejtua Ilnisës që i tha “jo një teke, jo një kështu”, sepse ti nuk mund të shfrytëzosh çfarë mund të dish për banorët e t’i përdorësh aty brenda. Është shumë e shëmtuar. E kanë personale me njëra-tjetrën” – është shprehur Paloma. 



Duket se kjo “luftë” e vajzave për shoqërinë nga jashtë, është zhvendosur brenda shtëpisë, tashmë për afrimitetin e secilës për Meriton Mjekiqin. 


Post a Comment

Previous Post Next Post