Ditët e fundit një tjetër emër përflitet se do moderojë “Big Brother VIP Fan Club.”
Reality-show nis në janar, e bashkë me të edhe “Fan Club”, ku diskutohen çdo javë dinamika me të ftuar të ndryshëm.
“Kryefjala” raportoi se miqtë e ngushtë të Enxhi Nasufit kanë konfirmuar se do të jetë pikërisht ajo moderatore e programit.
Aktualisht ajo është pjesë e programit “Wake Up” ndërsa pak ditë më parë u shpall edhe fituese e “Dancing with the stars”.
Ditën e sotme e pyetur nga kolegët e saj në “Wake Up” nëse është i vërtetë lajmi, moderatorja zgjodhi mos të zbulojë si qëndron e vërteta.
“Nuk di gjë nëna juaj. Ua dhashë përgjigjen”, tha Nasufi.
Ndërsa e pyetur nga Blendi Salaj nëse do donte t’a moderonte, ajo tha:
“Sigurisht që po. Po, pranoj të martohem me Big Brother Fan Club, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh”.
Kujtojmë se pak javë më parë media të ndryshme aluduan se Efi do jetë moderatore e “Big Brother VIP Fan Club”. Edhe Efi ripostoi në Instagram lajmin me një emoji duke u menduar pa dhënë një përgjigje konkrete.
Më herët ky format është moderuar nga Dojna Mema në edicionin e parë të BBVIP 1 dhe Megi Pojani në BBVIP 2.