Një sulm me thikë dhe çekiç në Paris pranë kullës Eiffel ka shkaktuar 1 viktimë dhe 2 persona të tjerë të plagosur.
Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në qendër të Parisit në Bir Hakeim dhe në pranga është vënë një person, shtetas francez i njohur më parë për shërbimet e inteligjencës.
Viktima është një burrë, turist gjerman i lindur në Filipine, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime jashtë rrezikut për jetën. Një nga oficerët e policisë që u përgjigj në vendngjarje përdori një taser për të neutralizuar sulmuesin.
I dyshuari kishte bërtitur “Allahu Akbar” para se të kryente sulmin ndërsa i tha policisë se ishte i mërzitur me situatën në Gaza dhe se shumë myslimanë po vdisnin në Afganistan dhe në Palestinë
Autori nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi rezulton i dënuar me katër vjet burg në vitin 2016 për planifikimin e një sulmi tjetër dhe ishte në listën e vëzhgimit të shërbimeve franceze të sigurisë, si dhe njihej gjithashtu për çrregullime psikiatrike.