Prej disa javësh edhe Angelina Jolie thuhet se ka një të dashur të ri.
Revista italiane Oggi ka publikuar foto të saj në Milano së bashku me Kingslee James Mclean Daley, 40 vjeç, shkrimtar dhe reper britanik, i njohur ndryshe me emrin e artit Akala.
Angelina Jolie ndodhet në kryeqytetin e modës italiane për xhirimet e filmit “Callas”, ku luan rolin protagonist të këngëtares së operës. Teksa del nga një makinë për të darkuar në një restorant në Milano, ajo shfaqet në shoqërinë e aktores Anna Ferzetti dhe bashkë me to dhe Akala.