Premiera e “5 here jo” na zbuloi se Luiz Ejlli do të jetë opinionist në BBVA3?


Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se Luiz Ejlli mund të jetë opinionist në sezonin e tretë të “Big Brother Vip Albania”.

Së fundmi këngëtari së bashku me bashkëshorten e tij, Kiara Tito kanë marrë pjesë në premirën e filmit të Donald Veshaj dhe Bora Zemanit “5 Herë JO”.  


Teksa po parakalonin në tapetin e kuq çifti është intervistuar nga gazetarët, i cili duke menduar që këngëtari nuk do të tregonte gjë, e pyeti Kiarën se a do jetë Luizi opinionist në “BBV”.


“Kiara do jetë Luizi opinionist në “Big Brother Vip”?”– pyeti gazetari. 


“Aq sa di ti di edhe unë. Nuk kemi bërë shumë muhabete në shtëpi.”- u përgjigj Kiara duke nxitur akoma më shumë aludimet e publikut se me të vërtetë fituesi i “BBV”, këtë vit do të jetë opinionist në këtë reality show. 





Post a Comment

Previous Post Next Post