Sipas studiuesve, aplikacionet dhe faqet e internetit që përdorin inteligjencën artificiale për “të zhveshur” gratë në foto po përdoren masivisht.
Vetëm në shtator, 24 milionë njerëz vizituan këto faqe interneti, sipas kompanisë që analizon rrjetet sociale, Graphika.
Sipas Graphika, shumë prej këtyre platformave përdorin rrjetet e njohura sociale për marketing. Shërbimet përdorin inteligjencën artificiale për të rikrijuar një imazh ku një person duket lakuriq, ndonëse fotoja është e rreme. Shumë prej tyre funksionojnë vetëm për gratë.
Këto aplikacione janë pjesë e një tendence shqetësuese të pornografisë, e cila po zhvillohet dhe shpërndahet për shkak të përparimeve të inteligjencës artificiale.
Viktimat e këtyre abuzimeve mund të mos e mësojnë kurrë se çfarë ka ndodhur realisht me fotot e tyre, ose kanë vështirësi për ta ndjekur çështjen në rrugë ligjore.