“Nuk më pëlqen fare, absolutisht”, Valbona Selimllari flet ashpër për imitimin në ‘Portokalli’


 Anëtarja e jurisë së “Dancing with the stars”, Valbona Selimllari ka qenë e ftuar në puntatën e sotme të “Fan Club”.

Ajo është vënë përballë disa pyetjeve që natyrisht lidhen me programin e kërcimit, por edhe me imitimin që i bëhet në spektaklin e humorit, “Portokalli”. 


                                                                  supersim.al


Vitin e kaluar Valbona është shprehur se nuk e pëlqen fare kur e imitojnë e duket se vazhdon t’i qëndrojë kësaj deklarate.


Ditën e sotme ajo tha se për këtë arsye nuk e shikon fare imitimin që Xhemi i bën në Portokalli, por ka parë disa pjesëza të shkurtra që qarkullojnë në rrjetet sociale. 


                                                 supersim.al


Duke u bazuar në to, Valbona tha se mund të imitohet pamja dhe mënyra si ajo flet, ama jo të vihen në gojë fjalë që ajo nuk i ka thënë.


Nuk më pëlqen kur më imitojnë! Të më vënë pamje që nuk i kam. Mund të imitosh pamjen apo gjestet e mia, por jo të më vësh në gojë fjalë që nuk i kam thënë për të më nxjerrë si një…as dua ta diskutoj, jo nuk më pelqen fare absolutisht!”


Më tej ajo shtoi se imitimi i duket si një tallje ndaj saj.


Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, bëj shaka pak, i kontrolloj shakatë që mos të prek njeri, nuk më pëlqen të tallem me dikë. Mua më duket sikur një pjesë e humorit më duket si tallje se sa si shaka për të bërë për të qeshur dikë.” 




Post a Comment

Previous Post Next Post