Pak kohë më parë Luana vendosi të bëjë një ndryshim në pamje duke i prerë flokët me baluke.
Ky stil padyshim i shkon shumë, por të gjithë vajzat që kanë baluke e dinë sa vështirë është t’i mbash ato.
Sot Luana ka postuar një video ku tregon se është penduar dhe filmon veten teksa baluket nuk i qëndrojnë në vend.
“Kur ke prerë baluket, por i ke rënë pishman dhe s’di si t’i mbash këto flokë”, shkruan Luana.
Kujtojmë se disa javë më parë Luana Vjollca mbylli sezonin e parë të programit dating, “Love Island”.
Pas përfundimit të këtij programi, ajo ka pyetur ndjekësit nëse do të donin një sezon tjetër apo nëse duhet të risjellë show-n argëtues “Zemër Luana”.
Duket se Luana po merr pak kohë pauzë, pasi deri tani nuk ka paralajmëruar ende projektin televiziv të rradhës.