Egli Tako është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk nguron aspak të ndajë momente nga e përditshmja e saj.
Kryesisht, postimet e Eglit lidhen me aktivitete fizike si palestra. E për këtë të fundit, Egli merr jo pak pyetje, duke nisur nga programi i saj stërvitor, deri te dieta që ndjek.
Ajo nuk kursen të përgjigjet dhe së fundmi iu dha ndjekësve një sugjerim; konsumimin e një produkti që është i mbushur me nutrientë të rëndësishëm për muskulin. Mirëpo si duket Egli është penduar për këtë sugjerim që ka bërë dhe shprehet në InstaStory si më poshtë:
“Jam shume e revoltuar. Me verte ju tregojme me gjithe deshiren e mire se cfare hame, ku e blejme etj etj, po jo te na lini pa kos per vete. Te hame te gjithe praaa. Thot vajza e kases “ka pas shume kerkese per kosin, po ben namin, jemi ne mungese”. S’eshte e drejteeee”.
Ehh, sikur të kishim të gjithë arsye revolte sepse s’ka më kos…