Ditën e sotme, vajza e Ledrit dhe Sarës, Poem, feston ditëlindjen.
Ajo sot mbush 3 vjeç dhe Sara i bëri një urim të ëmbël në rrjetet sociale.
“E ke ndryshua jetën time Poem, faleminderit që më ke bërë mamanë më krenare, nuk e kisha menduar kurrë që do bëhesha. Shpresoj që jeta jote të jetë ashtu siç je ti, gëzuar ditëlindjen goca ime, motra ime shoqja ime e ngushtë”, shkruan Sara në InstaStory.
Një urim publikisht për ditëlindjen e Poem e bëri edhe mamaja e Ledrit. Ndërkohë nga vetë Ledri nuk ka ende një urim.
Nuk dihet nëse ditëlindja e Poem do i bëjë bashkë Sarën dhe Ledrin, pasi flitet se çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre.