Drake ka qenë personazhi i ditës në vendin tonë pas lançimit të videoklipit të këngës ‘Polar opposites”, kënga e albumit të tij “For All the dogs”.
Në klip, Drake shfaqet me disa miq të tij të veshur me xhaketa të kuqe, të gjitha me simbolin kombëtar dhe etnik të Shqipërisë – shqiponjën – të shfaqur në shpinë.
Ata e kalojnë pjesën më të madhe të videos duke luajtur poker dhe bilardo në atë që duket të jetë një anije në detin Adriatik.
Mirëpo, përveç videoklipit, nuk mund të mos flasim për tekstin e këngës, që duket të jetë arsyeja kryesore pse Drake i referohet Shqipërisë. Reperi kanadez këndon për një të dashur që e bllokon atë në çdo platformë sociale që mund të përdorte për të krijuar kontakt. Ai përmend një vajzë me emrin Mariana.
“Mariana ma theve besimin
Pse duhet të dëgjosh propagandën?
Sapo thyem akullin dhe tani të dyja po largoheni
U tregova i sjellshëm, nuk të kuptoj
Duhet ta lësh motrën tënde të jetë zëri i arsyes
Ose po e lexoj gabim mesazhin tend
Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë”-shprehet ai në tekst.
Drake kalon në dy ekstreme të kundërta, nga entuziazmi te mosinteresimi, ndërsa përpiqet të kalojë momentet e marrëdhënies që i ka shkaktuar këtë gjendje. Ai gjithashtu tregoi njohuritë e tij gjeopolitike duke përmendur krizën e vazhdueshme në Kosovën e Veriut me Serbinë në tekstin e këngës duke thënë: “Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/Unë thjesht e di që tensioni po rritet”.
Mirëpo ditën e sotme, është zbuluar se kjo është Mariana, vajza që mendohet se Drake i ka dedikuar këngë.
Ajo është Fashion Designer dhe kemi mësuar se është nga Tirana, jo nga Prishtina. Thuhet se Mariana ka studiuar për Farmaceutikë në Londër. Nga Londra, u zhvendos në Los Angeles dhe më pas në New York, ku larg nga fusha për të cilën studioi, u bë ‘Fashion Designer’.
Aktualisht punon dhe jeton në New York, ku ka krijuar edhe një brand të sajin.
Mariana ka qenë mikeshë e ngushtë e Jorja Smith, ish-e dashura e Drake. Prej saj dyshohet se ajo ka njohur reperin me të cilin krijoi më pas një raport romantik.