Edona është zemëruar mbrëmë shumë me Bleron dhe Blerandon për shkak se nuk e shpëtuan nga nominimi në zinxhirin e shpëtimeve që e patën.
Ajo kishte biseduar me Azemin dhe ka thënë se atyre do t’u hakmerret.
“Prej nesër do ta kuptojnë lojën Blero dhe Blerando, mësuesi me nxënësin e tij.
Do të kthehet si në fillim Blerando nuk do të flasë më”, ka thënë Edona.