Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) u diskutuan gjerësisht gjestet e Gani Gërmisë kundrejt Lumbardh Salihut.
Gazetari tha se ndihet keq për veprimet e tij dhe se nuk krenohet me këtë.
Pas gjithë diskutimit, atij iu tha vendimi i ‘Vëllait të Madh’, për t’ia bërë me dije se në këtë reality show ka edhe rregulla.
“Gani, rrugëtimi i juaj i deritanishëm në Big Brother VIP Kosova është përshkruar shpesh me sjellje të papërshtashme.
anë evidente fjalori ofendues, gjuha dhe veprimet e dënueshme ndaj banorëve të tjerë, veçanërisht në debatin e fundit me Lumin. Pasi fatmirësisht cënimi fizik ka munguar deri tash, unë fatin tënd në lojë shkaku i sjelljeve tuaja kam vendosur t’ia lë në dorë publikut.
Për këtë arsye sonte do të hap një televotim me pyetjen ‘A duhet Ganiu të qëndrojë në shtëpi?’”.