E ftuar mbrëmjen e sotme në programin “Një Natë me Aulonën”, gazetarja dhe ish banorja e BBVIP Rudina Demneri (Paloma), ka treguar një episod të pakëndshëm me zotin Rama.
Në kohën kur ai kandidonte për herë të dytë si kryetar i PS, Paloma ka shkuar ta intervistojë mirëpo mes tyre ndodhi një përplasje.
Pas ofendimeve të shumta ndaj njëri tjetrit, Rama i është drejtuar gazetares duke i thënë të largohet ose do ia priste kokën me sëpatë.
Mirëpo, ajo shtoi se tashmë marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar dhe se Rama i ka kërkuar falje pas këtij episodi.
Paloma gjithashtu tregoi se asokohe, tek përpiqej të merrte deklarata nga Sali Berisha, bodyguard-ët e tij e kanë shtyrë disa herë nga shkallët.