Edhe pse nuk e kishte provuar më parë eksperiencën si aktore, Sara Hoxha ishte një ndër personazhet më të përfolur nga kasti i “Në Kuadër të Dashurisë”.
Jo pak herë ajo është përgëzuar shumë për performancën e saj, si nga aktorët e tjerë të kastit, ashtu edhe nga publiku.
E duket se një mendim të mirë ndan edhe vetë i ati i Sarës.
Ditën e sotme ka qenë premiera në Gjermani, aty ku jetojnë prindërit e saj, të cilët e kanë parë filmin për herë të parë.
“Sa erdhëm në shtëpi. Shumë i bukur. Ti paske humbur kot, je për Hollywood,”-ishte mesazhi që babai i dërgoi Sarës menjëherë pasi pa filmin.
Këtë reagim të parë blogerja e ka ndarë me të gjithë ne sigurisht në Instagram.