Pjestarët e Top Medias u tallën me Luanën pak pasi BBVK i doli krah moderatores? (Video)

Mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit të “Dancing With The Stars”, një moment u komentua jo pak në rrjet.


Ishte Olta Gixhari, e cila teksa po komentonte kërcimin e një prej konkurrentëve, kërkoi në mënyrë ironike se pse nuk vendosen muzikë shqip për kërcime.

 Ecommerce Marketing Automation

Në këtë moment, aktorja sugjeron këngën e Luana Vjollcës, “Benzina”, duke shkaktuar mjaft të qeshura te të pranishmit.


Madje më pas ajo nxorri celularin dhe e vendosi në YouTube këngën e moderatores, veprim që u duk i mirëmenduar pasi Olta e kishte gati të vendosur në refren.


Ky veprim i aktores i hodhi benzinë zjarrit pasi tashmë dihet se marrëdhënia mes Luanës me Top Median është e krisur.

Ecommerce Marketing Automation


Mirëpo duket se ky veprim i ndodhur në “Dancing With The Stars” ndaj Luana Vjollcës erdhi vetëm pak pasi në “Big Brother VIP Kosova” u shpreh mbështetja për të.


Ishte Edona James ajo që përshëndeti Luanën dhe më pas e komplimentoi atë, ndërsa kamerat e BBVK u siguruan që i gjithë momenti të rregjistrohej.



Kujtojmë se BBVK ironizoi BBVA pak ditë më parë nëpërmjet një postimi në Instagram. Faqja zyrtare e programit të reality show-t në Kosovë, postoi një video të qytetit të Shkodrës dhe e shoqëroi me shkrimin: “Prime i Big Brother VIP Kosova, zbrazë Shkodrën”.


Një postim që dukshëm ironizoi “Big Brother VIP Albania” dhe fituesin e saj të fundit, Luiz Ejllin. Kjo pasi BBVA sezonin e fundit postonte shpesh pamje nga qytete të ndryshme që dukeshin bosh, për të cilat pretendonin se “shkaktar” ishin ata.





Post a Comment

Previous Post Next Post