Olta Gixhari vendosi këngën e saj në DWTS, vjen reagimi i Luana Vjollcës


 Gjatë spektaklit të djeshëm në “Dancing with the stars”, një veprim i Olta Gixharit shkaktoi jo pak bujë në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të një prej performancave nën ritmet e këngës “Gasolina”, Olta u shpreh në mënyrë ironike se këtë këngë mund ta kishin vendosur në versionin shqip.


Sakaq, aktorja vendosi në YouTube këngën “Benzina” të Luana Vjollcës ndërsa të pranishmit në skenë shpërthyen në të qeshura.


Madje, ky fragment ishte publikuar nga faqja zyrtare në “Top Channel” me titullin: “Olta Gixhari kunjë për Luana Vjollcën?“. Ecommerce Marketing Automation


Pas bujës që krijoi kjo situatë, Luana ka postuar ditën e sotme disa foto të reja, ku me një shkelje syri ka shkruar: “mos ji një numër tjetër!” 





Post a Comment

Previous Post Next Post