Alandy, producenti i njohur e njëkohësisht bashkëshorti i Palomës, u bë pjesë e historisë së BBV1, teksa rrëfimi i gazetares e përfshiu në dinamikat e ngjarjes në atë kohë, ku u zbuluan edhe pjesë nga marrëdhënia e tyre.
Që nga ajo kohë, producenti është aluduar shpesh se do të bëhej vetë pjesë e reality show-t të njohur, njëherë në edicionin e dytë, ndërsa tani, gjithmonë e më shumë përflitet si një nga konkurrentët e edicionit të tretë.
Në lidhje me këtë ka folur Paloma në “Natën me Aulonën”, ku u shpreh se në fakt bashkëshorti i saj e ka dëshirën për të qenë pjesë e programit.