Pak ditë më parë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli zbuluan në mënyrën më të bukur dhe të veçantë se do të bëheshin prindër për herë të parë.
“Frymë” është kënga më e re e Luizit dhe është dedikim pikërisht për fëmijën që do të vijë në jetë. Në videoklip shfaqet edhe Kiara si dhe tregohen me detaje momentet emocionuese të çiftit.
Por ditën e sotme fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” është zgjuar me një kërkesë për partneren e tij. Ai i ka kërkuar asaj që të bëjnë edhe një djalë.
Luizi ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet duke qeshur pikërisht këtë bisedë, ndërsa Kiara i përgjigjet që ‘prit ta bëjmë këtë që kemi nisur’.
Nga ana tjetër Luizi i thotë se ka dëshirë që të këndojë edhe këngën “ka baba çun lele”, pasi ka ngelë duke kënduar vetëm “kush ka vajza botën ka”.