“Ledion Liço i zë vendin Arbanës në BBV. Ajo ka krisje me Top Channel“, kanë qenë këto dy lajmet e bujshme së fundmi në median rozë.
Dyshimet u shtuan më shumë kur Arbana nuk ndiqej më në rrjetet sociale me Ledionin.
Mirëpo si për ti dhënë fund këtyre dyshimeve, pas Lorit, ka reaguar edhe Sara Hoxha, partnerja e Ledionit.
Ajo ka postuar në InstaStory një nga produktet e biznesit të ri të Arbanës, duke treguar kështu se mes tyre nuk ka asnjë krisje dhe se e mbështesin në rrugëtimin e saj të ri.