Olta Gixhari krijoi jo pak zhurmë me veprimin e saj në puntatën e fundit të “Dancing With The Stars”.
Teksa po vlerësohej nga juria një prej çifteve konkurrues, Olta ndërhyri për t’u marrë më shumë me këngët që u vendosen çifteve.
NESE KE BIZNES ONLINE DHE NUK PO GJENERONI KLIENTE PERDOR EMAIL MARKETING SHUME HERE ME EFEKTIV SE INSTAGRAM APO FACBOOK ADS
Olta tha se duhet të vendosen më shumë këngë shqip për kërcimet, duke sugjeruar më tej atë të Luana Vjollcës, “Benzina”.
Kjo shkaktoi të qeshura te të pranishmit, ndërsa më pas Olta e vendosi këngën nga telefoni i saj që ta dëgjonin të gjithë.
Këtu ndërhyri moderatorja Bora Zemani, e cila tha se nga javët në vazhdim, do të ketë më shumë këngë shqip.
Veprimi i aktores u komentua jo pak në publik dhe u morr si një ‘thumb’ ndaj Luanës.
Ndërsa sot, pikërisht Luana ka bërë një reagim në rrjetin social, Instagram.
Teksa ka postuar një video të sajën, ku shkruan, “Kujt i mungova?”, ajo ka vendosur në sfond këngën “Benzina”.