Zhaklina Lekatari habiti jo pak me një postim që bëri në InstaStory, pak pasi Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dhanë lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, nevojë, por jo dashni. E trishtë“, shkruajti Zhaklina në postimin e saj.
Të shumtë kanë qenë reagimet ndaj Zhaklinës, ndërsa më i fundit është i aktores së njohur, Eliona Pitarka.
Ajo ka “shpërthyer” ndaj opinionistes, duke e quajtur të neveritshme dhe të shëmtuar gjestin e saj.
Postimi i plotë:
“E quan veten feministe kjo, apo gaboj unë? E trishtueshme është që pavarësisht çfarëdolloj gjëje, të gjykosh vendimet e një femre tjetër, qofshin këto edhe interes, nevojë, status. Vajza që sulmojnë vajza, e aq më tepër ato në pritje të ëmbël, janë të neveritshme! Një vajzë që paragjykon e gjykon një vajzë tjetër është gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhi!”.
Postimit të Zhaklinës i reagoi edhe mikesha e Kiarës, Liesa.
“Ka një vend të veçantë në ferr për të gjithë ata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë“.