Marget, e vogla e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës sot feston ditën e lindjes.
Ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët, por dy nga urimet më të veçanta ishin nga prindërit e saj.
Getoari ka publikuar një këngë emocionuese dedikuar saj, të titulluar “Marget” dhe teksti është rrënqethës e përshkruan dashurinë e madhe që ai dhe Marina ndjejnë për të bijën.
Nga ana tjetër, edhe Marina ka shkruar një dedikim shumë prekës në rrjete sociale, teksa ka publikuar foto me të bijën.
“Unë falë teje kam gjetur kuptimin e jetës. Ti je bekimi jetës sime”-ka shkruar ndër të tjera ajo.