Ëndrra e Alketa Vejsiut bëhet realitet, shfaqet në kopertinën e revistës Forbes

Alketa Vejsiu ka ndarë pak më parë me ndjekësit lajmin e bukur se ka dalë në kopertinën e revistës “Forbes” në Britaninë e Madhe.

Moderatorja dhe sipërmarrësja shprehet shumë e lumtur në një postim në Instagram, që iu kushtua një artikull në këtë revistë, si shqiptare më shumë sesa si Alketa Vejsiu. 




Jam vertete e lumtur qe jam ne Forbes UK (artikullin mund ta lexoni ne Link Ne Bio)!


Personazhet ne galeri i perkasin botes se madhe, arritjeve te medha, impakteve te jashtezakonshme qe mund te kene ne bote permes zerit, dhe platformave te tyre; une ne te thjeshten time jam e kenaqur dhe krenare qe jam Shqiptare, mund te jemi vend i vogel por endrrat i kemi pasur gjithmone te medha. Jam ndjere gjithmone “nje qytetare e botes” dhe me krenari kam treguar gjithmone pashaporten shqiptare.   



Do vazhdoj te numeroj yje me shume se dollare


Gjithashtu @revistaclass_ do te jete partnere e Forbes ne Shqiperi dhe Kosove duke evidentuar te tjere personazhe shqiptare qe meritojne vemendje ne vitrina nderkombetare; ndaj ky artikull hap rrugen per te tjere te rinj shqiptare qe me historite e tyre frymezuese do kene dritaren e tyre (sipas disa kritereve perzgjedhjeje nga Stafi Editorial i Forbes)”- ka shkruar ajo.

Mëse e merituar për një prezantuese dhe sipërmarrëse të zonjë si Alketa Vejsiu! Urime!                                  

 

Post a Comment

Previous Post Next Post