Transgjinorja Edona James, një prej personazheve më të komentuar dhe më të pëlqyer të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një deklaratë të papritur.
Teksa po bisedonte më këngëtarin Blero, Edona është shprehur se po mendon të largohet nga shtëpia, pasi siç shprehet ajo nuk ka fuqi më.
Është Blero ai i cili mundohet t’ia ndryshojë mendjen Edonës, e cila po shprehet goxha gati për këtë vendim.
Blero: Për çfarë je mërzit?
Edona: Për krejt. Kam mendimit të dal prej këtu. E kam menduar edhe sot, është shumë për mua, nerva krej. Pa fjet, pa krejt. As për cigare nuk po mendoj më, po mendoj ta lë krejt. Ta shoh tash. Jam lodhë.
Edona është kthyer në personazhet më të dashura dhe më të komentuara të këtij edicion, ku deri më tani në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së famshme ka rrëfyer për histori të ndryshme nga jeta private, si dhe është zgjedhur dy herë radhazi si e preferuar.