Arbana Osmani zbulon kur do të hapet restoranti i saj, çfarë do të ndodhë me “Big Brother Vip 3”


 

BFCM23

Arbana Osmani ka zbuluar detaje nga restoranti i saj që do të hapet nga kjo e shtunë te Piramida e Tiranës.


Restoranti ka marrë emrin e saj dhe vendit ku ndodhet dhe do të quhet pikërisht “Bana’s Piramida”

.Ecommerce Marketing Automation

Edhe pse s’kam dashur të zbuloj asgjë pa qenë gati, është folur shumë për të, duke aluduar edhe të paverteta në kufi të absurdit për të cilat nuk kam dashur as të flas e as të përgënjeshtroj. Kam zgjedhur të bëj atë që di të bëj më mirë; të punoj. Kam ndërruar dalëngadalë një skuadër fantastike që nga kjo e shtunë ju pret tek Piramida për tju shërbyer pastat artizanale më te shijshme që keni ngrenë ndonjëherë, paninet e ngrohta me bukën e bërë vetë, tiramisu-në me festëk më të mirë në vend e plot gatime të tjera fantastike”, shkruan Arbana..


Në rrjetet sociale Arbana ka folur edhe për projektet e saj televizive, duke theksuar se do të shihemi shpejt në ekran, por siç u shpreh ajo, për të vazhduar pasionin e saj që lindi tek piramida, pra gatimin, duke na bërë kështu shumë konfuzë në lidhje me rikthimin e saj në ekran.

BFCM23

Mos ndoshta moderatorja ka dashur të tregojë se do të vijë me një program lidhur me gatimin?!


“Nuk ka gjë që më kënaq më shumë se sa të mirëpres miq në shtëpinë time, dhe ideja që tani kjo “shtëpi” do jetë e hapur për të gjithë më mbush me gëzim të veçantë. Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, natyrisht që përveç se te “Bana’s” shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar nje pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida:)”, thekson Arbana duke mbyllur postimin e saj.



Post a Comment

Previous Post Next Post