Zbulohen dy juristet e para të "X Factor Albania"
Në moderimin e Alketa Vejsiut, talent-show “X Factor” do të rikthehet në ekranin e Tv Klan pas shumë kohe pauzë.
Ajo së bashku me Vera Grabockën do të qëndrojnë edhe këtë herë prapa këtij show, përmes të cilit do të kenë mundësi që të rinjtë të shpalosin talentin e tyre.
Sakaq, burime për “Kryefjala” kanë bërë me dije se dy opinionistet e para do të jenë dy këngëtaret e njohura, Arilena Ara dhe Bleona Qerreti.
Surprizë është emri i Arilenës, e cila është produkt i këtij programi duke rrëmbyer çmimin e tij të parë në edicionin e dytë të, X-Factor.
Madje këngëtarja ka postuar në rrjetet e saj sociale edhe promon e programit, kështu që thashethemet se mund të jetë pjesë e tij, mund t’i konsiderojmë edhe të vërteta, sidomos pas pajtimit të saj me Alketa Vejsiun, e cila mbështeti Elvana Gjatën në festivalin e 58-të të këngës në RTSH. Ndërsa nga ana e Bleonës nuk kemi ende ansjë reagim.