SHERR MES ALEKSANDROS DHE ARLINDIT NË LOVE ISLAND ALBANIA! DALIN PAMJET E PATRANSMETUARA
Një sherr i papritur mes Arlindit dhe Aleksandrosit ka ndodhur në vilën e “Love Island” përgjatë javës që lamë pas. Në një klip të transmetuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Prime, u panë momente tensioni mes disa prej ishullorëve.
Në bazë të insertit ka qenë Ueda ajo që i është shprehur Arlindit se Aleksandrosi i ka thënë sërish “të dua”. Arlindi ia ka treguar këtë Eridës dhe kjo e fundit është përballur me Aleksandrosin.
Teksa ka shpërthyer në lot, Erida ka shprehur të gjithë mllefin dhe zhgënjimin që mori.
Në “dhomën e ditarit” Erida tregoi:
“Arlindi ka ardhur tek unë dhe u shpreh, se ata të dy duan njëri-tjetrin. U mërzita edhe me Uedën sepse nuk kishte thënë të vërtetën.”
Pjesë nga dialogu i shfaqur në insert:
Erida: Nuk dua të rri më këtu.
Arlindi: Për çfarë ke ardhur këtu, a ke ndjenja për Aleksin?
Erida: Po
Arlindi: A ka ai ndjenja për ty?
Erida: Këtë nuk e di, askush nuk më kupton mua. Nuk më beson kush mua.
Arlindi: Jo të luash me dy persona, ajo e ka kuptuar ta kuptoj edhe kjo.
Denis: Sqaroje vet Aleksandros se gjynah.
Debati mes Aleksandrosit dhe Arlindit ka degraduar në sharje dhe ofendime të rënda, në të janë përfshirë edhe ishullorë të tjerë.